Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Devoll, me një rezultat surprizë në krahasim me vitin 2021.
Partia Socialiste ka arritur të marrë 6905 vota, ose 50.56%, teksa PD renditet e dyta me 5713 vota, ose 41.83%. Kjo është një përmbysje e rezultatit, pasi katër vite më parë në këtë bashki fitoi PD.
Ndërkohë, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” renditet si forcë e tretë me 359 vota, ose 2.6%.





