Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka marrë fjalën, disa nga deputetët e PD kanë rrethuar foltoren. Menjëherë më pas është afruar edhe Garda.
Në fjalën e tij Balla iu përgjigj kërkesës së demokratëve për interpelancë me kryeministrin, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ndodhet ne Japoni. Ai tha se Kuvendi ka marrë një vendim dhe data 2 mars do ketë debat për “Mc Gonigal”. Replika nga foltorja Balla shkëmbeu me deputeten demokrate Albana Vokshi.
“E kam për turp të jesh këtu. Foltorja është e të gjithëve, nuk është vetëm e juaja. Kuvendi I Shqipërisë, në lidhje me mocionin me debat ka marrë vendim dhe vendimi është në konsultim edhe me zyrën e kryeministrit, i cili ka garantuar se do jetë prezent në datën 2 mars. Më duket e papranueshme që ju kërkoni që debati të bëhet sot, kur dihet se sot kryeministri është në Japoni.”, tha Balla.