Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku ndërroi jetë 24-vjeçari Yllson Tasha.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në aksin Bulqizë-Maqellarë, rreth orës 21:35. 24-vjeçari ishte duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rreth rrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë nga  25 m lartësi dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.