Mëngjesin e kësaj të premteje ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në Sanxhak të Laçit. Bëhet e ditur se një sasi tritoli është vendosur në banesën e Skënder Likës dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Mësohet se Skënder Lika ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij.

Po kush është Skënder Lika?

Skënder Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.

Ai është gjithashtu xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).