I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…

Gjatë kësaj interviste, Mane u shpreh se ‘është hedhur lek i madh në protestë’. Sipas tij, të paktën 100 komponentë të showbiz-it dhe të medias janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen.

Gazetari i njohur vijoi duke thënë se ka më shumë opinionistë se sa protestues:

“Po t’i mbledhim të gjithë së bashku këto tre apo pesë vitet e fundit, mbushet Bulevardi i Vjetër apo i Ri me opinionistë”.

Më pas Mane u shpreh se “Edi Ramën e rrëzon vetëm vetja e vet, egoja e vet”.

Ndërkohë Sharka e pyet ‘Nëse Rama del dhe thotë se jep dorëheqjen, çfarë ndodh?’, Bledi Mane u përgjigj:

“Mblidhen forumet e Partisë Socialiste, nominojnë një kryeministër të ri që mund të jetë Elisa Spiropali, Neomalësorja, Taulant Balla… Nga Partia Socialiste, që e ka marrë pushtetin me vota”.