Të shtëna me armë janë raportuar pasdite ne sotme në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, ku dyshohet se ka viktima.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa ende nuk dihen rrethanat, as numri i viktimave dhe as emrat e personave të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.