Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, (Alfred Shkurti), të njohurin gjerësisht si ish-kreun e bandës famëkeqe të Lushnjes.
Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares, pesë vite pasi Kushtetuesja e ktheu çështjen për rigjykim.
Aldo Bare vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit, pasi është dënuar për krime të rënda të kryera teksa ishte në krye të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë, duke terrorizuar Lushnjen.
Ish-oficeri i forcave speciale krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006, ndërsa në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.