Ditën e shtunë Mbreti Charles u ngjit zyrtarisht në fron, pas një ceremonie mbreslënëse kurorëzimi. 

Edhe pse në dukje gjithçka ishte perfekte, duket se në “prapaskenë” nuk ka qenë kështu, teksa mbreti ka pasur ankesa.

Sipas të njëjtit burim, shkak për ankesën e mbretit Charles ishte djali i tij, Princi Uilliam dhe familja e tij, të cilët u vonuan për shkak se nuk ishin në Abbey në kohën e mbërritjes së mbretit që me karroce do shkonte drejt Buckingham Palace.

Në pamjet e kapura në kamera, ekspertët e leximit të buzëve i thanë Sky News se Mbreti Charles i tha Mbretëreshës Camilla: “Nuk ndodh kurrë të jemi në kohë. Gjithmonë do ndodh diçka. Kjo është e mërzitshme.”

Shumë në mediat britanike ia atribuojnë këtë acarim pritjes për momentin më të madh në jetën e mbretit Charles, i cili ka “duruar” shumë vite deri në kurorëzimin e tij.

Kjo nuk ishte e vetmja herë që gjërat shkuan keq, pavarësisht përgatitjeve rraskapitëse. Ndaj dhe prift që mori pjesë në ceremoni tha për Sky News se “kishte disa gjëra që nuk shkuan siç ishte planifikuar“. Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të akuzonte askënd në veçanti”.

Ata që ishin dëshmitarë të ceremonisë vunë re se Kryepeshkopit të Canterbury-t iu deshën disa sekonda për të vendosur në mënyrë të sigurt kurorën e Shën Eduardit në kokën e mbretit Charles.

Videoja tregon kryepeshkopin e Canterbury-t duke bërë disa rregullime në vendosjen e kurorës derisa të ishte i sigurt se nuk do të kishte asnjë shans që kurora të binte nga koka e mbretit Charles.

Në ato tetë sekonda torturuese, prifti iu afrua shumë mbretit Charles dhe inspektoi kurorën për herë të fundit përpara se të thërriste “Zoti ruaj mbretin”.