Një 14-vjeçare është gjetur e varur dhe pa ndjenja në shtëpinë e saj pak para orës 22:00 më 8 maj. E mitura ndërroi jetë në spital, dy ditë pasi shërbimet e urgjencës u thirrën në banesën prej 600 mijë paund në Ashwellthorpe, Norfolk

Ndërkohë në një postim emocionues në rrjetet sociale, nëna e 14-vjeçares, Greta Saggers, e cila është drejtoreshë menaxhuese e “Anglian Recruitment” shkroi:

“Me zemër të thyer ndajmë humbjen e Adrianës sonë të bukur”.

Ndër të tjera, 31-vjeçarja vijonte postimin e saj:

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mirësinë dhe mbështetjen e treguar familjes sonë gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”.

Greta Saggers është gjithashtu menaxhere për firmën e zhvillimit të bashkëshortit të saj Ben, “Strand Development Limited”.

Ben është një figurë e shquar në Wymondham Rugby Club, ku firma e tij është një sponsor kryesor. Kompania është gjithashtu një sponsor i ekipit të futbollit të vajzave nën 14 vjeç, Taverham Toucans, ku luante Adriana.

“Daily Mail” shkruan se një mbledhje fondesh online është ngritur në kujtim të saj për të mbështetur bamirësinë për parandalimin e vetëvrasjeve të të rinjve Papyrus.