Në një vizitë të papritur dhe të paparalajmëruar, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndodhet momentalisht në Kiev.

Teksa na ndajnë pak ditë nga 1-vjetori i nisjes së luftës Ukrainë-Rusi, mësohet se Biden ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Paraprakisht u lajmërua se Presidenti amerikan do të vizitonte Poloninë, megjithatë raportohet se Biden sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës.

Biden është një nga liderët e fundit perëndimorë më të fuqishëm që ka mbërritur në Kiev për të takuar Volodymyr Zelensky. Rikujtojmë se Rishi Sunak, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë vizituar më parë Kievin.