Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Pakistanin mbrëmjen e djeshme, duke lënë dhe 8 viktima.
Sipas mediave të huaja, shpërthimet u regjistruan në një strukturë të policisë kundër terrorizmit, ndërsa 45 persona u plagosën.
Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por në muajt e fundit, talebanët pakistanezë kanë marrë përsipër sulme të ngjashme pas përfundimit të një armëpushimi me qeverinë.
Një pjesë e ndërtesës u shemb dhe punonjësit e shpëtimit kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi ka shumë persona të zhdukur.