Ky është momenti kur një nënë e fshehur në një papafingo me djalin e saj të mitur dhe u thotë policëve “e kam vrarë”, pasi dyshohet se i ka dhënë fëmijës një koktej vdekjeprurës droge.
“The Sun” shkruan se policët kishin qenë në kërkim të Emma Barnett dhe djalit të saj 14-mujsh pasi 36-vjeçarja nuk u paraqit në një seancë dëgjimore lidhur me kujdesin ndaj foshnjës së saj,.
Në mungesë të nënës, gjykata vendosi që djali i saj i vogël Oakley duhet të hiqet nga kujdesi i saj.
Pesë fëmijët e tjerë të 36-vjeçares ishin marrë tashmë nga shërbimet sociale. Dyshohet se Barnett i ka dhënë të birit një “koktej vdekjeprurës” me ilaçe me recetë si “akt i fundit kontrolli” përpara se policët ta gjenin.
Pamjet tronditëse janë publikuar dhe tregojnë momentin kur një ekip oficerësh sulmojnë papafingon e saj. Në pamjet e kamerave të trupit, pesë oficerë mund të shihen duke qëndruar në një korridor teksa i luten asaj që të dalë nga vendi ku ishte fshehur.
Ata mund të dëgjohen duke i kërkuar Barnett-it “të flasë të paktën me mua” dhe duke thënë “ne vetëm duam të sigurohemi që je mirë”.
Kuptohet që Barnett ka qenë ulur në kapak duke lejuar hyrjen në papafingo në një përpjekje për të mbajtur jashtë policët. Oficerët vazhdojnë të negociojnë me Barnett, e cila u thotë atyre se ajo dhe djali i saj i vogël janë “mirë”.
36-vjeçarja dëgjohet duke u bërtitur policëve “më lini rehat” ndërsa negociatat vazhdojnë.
Në një moment policët i thonë se do të hynë me forcë dhe ajo bërtet me tërbim ‘unë e vrava atë’.
Menjëherë ata hidhen në veprim dhe përpiqen që të hynë në papafingo pas fjalëve shqetësuese të nënës. Pasi fitojnë akses në hapësirën e ndriçuar nga një llambë elektrike, një polic i vë prangat Barnett.
Ajo dukej sikur po përpiqej t’i merrte jetën vetes ndërsa policët sulmuan hapësirën e tavanit.
Ndërkohë në pamjet e paraqitura në gjykatë, një oficer dëgjohet duke u bërtitur kolegëve të “merrnin një ambulancë” pasi vunë re trupin e dobët të Oakley-t të vogël. Ky i fundit u gjet me ‘lëng të bardhë rreth gojës dhe hundës’
Një polic dhe një fqinj – i cili ishte një mjek pediatër – luftuan për të shpëtuar jetën e vogëlushit, por foshnja u shpall tragjikisht i vdekur disa javë më vonë në spital.
Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se ai kishte pësuar një “dëmtim katastrofik të trurit” si rezultat i arrestit kardiak të shkaktuar nga ilaçet me recetë në sistemin e tij.
Barnett akuzohet për vrasje, por e mohon dhe pretendoi gjatë intervistës së saj të parë në polici se kishte ndërmend të përdorte një nga shishet e Oakley për të përzier “koktejin vdekjeprurës” për tentativën e saj për vetëvrasje.
Ajo u pyet nëse ia kishte dhënë aksidentalisht shishen djalit të saj dhe tha: “Duhet ta ketë bërë nëse ishte në sistemin e tij”.



