
Një ngjarje e pazakontë ka përfshirë parkun e madh të Disneyland në Kaliforni ku dragoi gjigant ka marrë flakë gjatë performancës live para mijëra spektatorëve. Struktura në formë dragoi 45 metra i gjatë u përfshi nga flakët në mesin e një show mjaft popullor në Disneyland të Kalifornisë duke shkaktuar panik mes spektatorëve por fatmirësisht, jo të lënduar.
Zjarri shpërtheu gjatë shfaqjes me tema të “Fantasmic!” në ishullin e Tom Sawyer-it. Pamje të shumta të publikuara në mediat sociale tregonin momentin kur flakët përfshijnë kokën e Dragoit Maleficent në mesin e performancës.
This video of the dragon catching fire at Disneyland during #Fantasmic is insane.
— Possibly Ryan Satin (@ryansatin) April 23, 2023
Videot e publikuar në rrjet por edhe nga mediat ndërkombëtare tregojnë dragoin që përpihet nga flakët, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të kontrollojnë zjarrin. Për shkak të tymit të dendur, klientët e parkut u evakuuan nga disa atraksione aty pranë. Përfaqësues të parkut thonë se shkaku i zjarrit mbetet nën hetim dhe për momentin, çdo efekt i ngjashëm i zjarrit do të pezullohet në të gjitha parqet e Disney në të gjithë botën.









