Mjekët në një spital në Kinë janë shokuar pasi zbuluan se në veshin e një pacienteje ndodhej një merimangë, e cila po riste një koloni të tërë.
Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale dhe tronditën shikuesit, u morën nga stafi mjekësor në Spitalin Popullor të Qarkut Huidong në provincën Sichuan të Kinës më 20 prill. Videot tregonin mjekët në përpjekje për ta nxjerrë insektin nga veshi i gruas.
Videoja nga një endoskop tregon mjekun duke hetuar butësisht veshin e djathtë të pacientit me piskatore speciale. Ndërsa doktori vazhdon të hetojë se çfarë po e shqetëson gruan, ata hasin në atë që duket si një daulle veshi, por rezulton të jetë një rrjetë e mëndafshtë e thurur me kujdes nga merimanga e cila ka bërë një shtëpi për vete.
Pas disa përpjekjeve për të hequr rrjetën, merimanga e tmerrshme nxiton nga prapa. Mjekët mbetën të shtangur kur panë merimangën e zezë me sy të hapur, por për fat ajo nuk ishte helmuese.
Gruaja fillimisht kishte mbërritur në spital me pasi ndjente zhurma në vesh, teksa mjekët e kuptuan shpejt se tingujt dhe dhimbja e çuditshme vinin në të vërtetë nga merimanga që po bënte një shtëpi në veshin e gruas.
Pavarësisht sprovës së tmerrshme, gruaja pësoi vetëm dëmtime të vogla në kanalin e veshit.