Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar së fundmi sanksionet e vendosura nga BE ndaj Kosovës, pas tensioneve në veri.
I pyetur për këtë çështje, Vuçiç është përgjigjur me një kundër pyetje duke thënë “cilat janë ato sanksione”, ndërsa shtoi se ka dijeni për sanksionet e vendosura ndaj Millan Radoiçiç, Aleksandar Vullin, Millorad Dodik, Zheljka Cvijanoviç dhe Stevandiç, duke treguar se sipas tij Albin Kurti duhet të sanksionohet në tepër.
“Kurti është fajtori i vetëm për gjithçka që ndodhi në Kosovë, por vetëm serbët po ndiqen, vetëm serbët po arrestohen dhe po mbahen përgjegjës”- tha Vuçiç.
Duke komentuar pretendimet se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiç po bashkëpunon fshehurazi me Kurtin, presidenti i Serbisë ka thënë se “ky pretendim është turp dhe se nuk mund ta komentojë këtë, pasi vetëm dy njerëz janë “makth” për Kurtin, që janë pikërisht Radoiçi dhe vetë Vuçiç.
“Janë dy persona që janë makthi i Kurtit, njëri ndodh të jem unë dhe tjetri, njeriu nga i cili kanë frikë, si ai ashtu edhe shërbëtorët e tij, është pikërisht njeriu për të cilin po flasim, të cilin e shohin pas çdo peme, pas çdo shtëpie dhe sa herë që shkojnë në ndonjë aksion në veri, u dridhen këmbët dhe duart sepse shohin Millan Radoiç pas gjithçkaje, dhe është pasi Millan Radojiç është trim”, shprehet Vuçiç.