Xheneta Fetahu ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku gjatë një interviste me Mateo Borrin ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale.
Në një moment, Mateo e ka pyetur atë në lidhje me ish-partnerin e saj, Gjesti, për të cilin tha se mund të merrte pjesë në ndonjë videoklip të tij.
“Patjetër, në qoftë se do ishte bërë një këngë si Katile”, tha Xheneta.
Modelja nga Kosova u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me dy vajzat që janë përfolur në jetën e fituesit të “Big Brother VIP 4”, Egli Takon dhe Loredana Bratin.
Ajo u pyet se cilën prej këtyre lidhjeve apo afrimeve nuk do të mund ‘ta falte kurrë.
Fillimisht, Xheneta zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete, duke thënë shkurt:
“Nuk do të përgjigjem fare”.
Megjithatë, me insistimin e moderatorëve, ajo vendosi të flasë më hapur dhe dha një përgjigje që menjëherë tërhoqi vëmendjen.
“Nuk e fal asnjërën”, u shpreh Fetahu, duke lënë të kuptohet se si raporti i Gjestit me Eglin, ashtu edhe ai i përfolur me Loredanën, mbeten tema të ndjeshme për të.
Deklarata e saj u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku fansat nisën diskutime të shumta mbi marrëdhëniet dhe dinamikat që u krijuan pas përfundimit të spektaklit.



