Të ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Dario dhe Kenzo nga “Inking Tattoo Studio” kanë folur më shumë për tatuazhet që kërkohen më shumë nga klientët sot si dhe kanë treguar se çfarë tatuazhesh do i bënin personazheve të showbizit apo politikanëve…

Pjesë nga intervista:

A mund të bësh tatuazhe te zonat intime?

Dario: Mundesh. Mundesh por nëse artisti e bën.

Kenzo: Unë di një histori në Greqi, një artist shumë i famshëm e ka treguar edhe në intervistë. Erdhi dikush dhe i kërkoi tatuazh në zonën intime dhe ai i tha që do e bënte për 10 mijë euro. Nuk donte ta bënte prandaj i tha aq.

Është e dhimbshme si zonë?

Kenzo: Për mashkullin duhet të jetë shumë, për femrën zakonisht te pjesa pak më lart intime i bëjnë.

Çfarë kërkojnë zakonisht?

Kenzo: Emra ish-ash, se ish-a janë bërë ata tani.

Dario: Kot nuk e fshehin atje, që ta shikojë ai ose ajo.

Kenzo: Ka raste që ndonjë kyç. Duhet të pyesim ca gjinekologë, se ata i kanë parë rezultatet.