Konkurrentja e “She’s On Top”, Emila Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në program, por edhe duke ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale.

Pjesë nga intervista:
Ke bërë një rrëfim në episodin e fundit të “She’s On Top” ku rrëfen sfidat e tua me buliminë dhe mb ingrënien. Pse vendose që ta rrëfesh?
Sot i kam thënë vetes që nuk do qaj më, se kam qarë boll aty. Të them të drejtën në fillim e kam pasur me dy mendje a ta tregoja apo jo, sepse është gjë shumë personale e imja, është pak e rëndë, janë sfida shumë të vështira që i kam kaluar. Nuk isha e sigurt a t’i tregoja apo jo, por vetëm nga fakti që doja të jepja një mesazh të fortë inspirues ishte një nga arsyet kryesore, dhe doja që njerëzit të njihnin atë Emilën e vërtetë. Jo vetëm një imazh, por ndjesitë e mia, se çfarë jam unë dhe çfarë kam kaluar. Periudha e vështirësive ekonomike, e bullizmit, kanë qenë në moshën e adoleshencës, 14-15 vjeç, ku mua m’u ndryshua jeta. Prindërit e mi kishin një biznes privat që falimentoi, vëllezërit e mi u detyruan që të shkonin në Gjermani, unë u detyrova që të ndërroj shkollë për shkak të problemeve financiare.
Dhe nga të pasurit gjithçka, me një jetë të lumtur, dukej sikur nuk kisha më asgjë dhe për mua ishte fundi. Isha një 14-15 vjeçare dhe e përjeton si gjënë më të tmerrshme. Pastaj në shkollën e re që shkova m’u desh që të përshtatesha me një shoqëri të re, filluan ato komentet nga mbrapa, për faktin se isha shumë e gjatë, për mbipeshën, për fytyrën, pamjen e jashtme. Unë kam pasur disa ndryshime peshe. Mbas kësaj periudhe filloi pak ndryshimi i peshës, por gjatë periudhës kur isha 20 vjeçe, para 3-4 vitesh, unë shtova 40 kg, sepse filloi një periudhë stresi, ankthi dhe aty filluan çrregullimet ushqimore. Shtova 40 kg dhe ishte hera e parë dhe e fundit e imja në atë peshë. Peshoja 120 kg dhe e keqja është që kur je në atë gjendje të rëndë emocionale, ti nuk e kontrollon dot dhe nuk e kupton dot se ku po shkon me peshën, çfarë po bën me jetën tënde. Konsumoja shumë, vinte nga strese të ndryshme, ishte uri emocionale, uri nervori. Fakti që mund të isha pak më shumë e ndjeshme dhe me çdo problem apo stres, shkoja direkt tek ushqimi.




