Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth, në vend të saj kaloi ai që vetëm disa ditë më parë u kurorëzua Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III.

Menjëherë pas marrjes së postit kaq të rëndësishëm në mënyrë zyrtare, Mbreti i ri ka vendosur që të ndryshojë disa gjëra.

Shqetësimin për rritjen e madhe të kostos së jetesës Charles III e ka nisur nga Buckingham Palace.

Por juve as që iu shkon në mendje se cili është ndryshimi i parë që ka bërë. Ai ka njoftuar  se do të ulë temperaturën në ujin e pishinës së pallatit mbretëror.

Edhe stafi mbretëror ka konfirmuar se termostati i ujit ka rënë.

Në këtë pishinë pothuajse të gjithë anëtarët e pallatit mbretëror kanë mësuar të notojnë.