Së fundmi kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00. Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë ndërsa Mbreti u kurorëzua vetëm pas mesditës. Shifrat janë më të vogla pasi mesatarisht 26.5 milionë shikues ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndërkaq, shumicën e kohës Charles i ka duart e mbuluara në daljet publike, edhe pse kur ishte më i ri nuk e kishte problem që ato të ekspozoheshin. Mbreti ka një shenjë, nga një operacion tre-orësh që ai bëri në moshën 42 vjeçare në vitin 1990 për të riparuar një bërryl të thyer që e plagosi gjatë një ndeshje me polo.

“Ishte nder të kujdesesha për të. Ai ishte i sjellshëm, llafazan, pacienti ideal. Sigurisht, ne kishim një protokoll të caktuar që duhej të ndiqnim, por ai na e bëri të lehtë”,-citohet të ketë thënë infermierja që kishte në kujdes Mbretin. Charles solli shefat e tij të kuzhinës në spital, pasi nuk donte të shkaktonte punë shtesë për stafin, ndërsa shtrimi i tij në spital duhej të ishte sekret.

Ndërkaq, gishtat si salçiçe të mbretit Charles janë bërë xhiroja e rrjetit dhe shumë kanë pyetur veten pse janë të tillë. Një mjek ka dhënë informacion mbi shkakun e mundshëm të gishtave të fryrë të monarkut 74-vjeçar. Sipas GP Chun Tang, ka shumë arsye që dikush mund të ketë këto gishta. /Top Albania Radio/