Më 6 maj në Mbretërinë e Bashkuar u mbajt kurorëzimi i Mbretit Charles III. E teksa ai ishte personazhi kryesor i ceremonisë së kurorëzimit, dikush tjetër arriti që të merrte një vëmendje të madhe.
Është fjala për një anëtar të stafit mbretëror. Mediat britanike shkruajnë se ai është Majorin Jonathan Thompson.
“Të fokusohesh te mbreti Charles ishte mjaft e vështirë,” vuri në dukje një tjetër.
Oficeri simpatik, i cili i përket Batalionit të 5-të të Regjimentit Mbretëror Skocez, dikur ishte truproja më e lartë e Mbretëreshës Elizabeth, por tani i shërben Mbretit Charles.
Pavarësisht se në “Twitter” vërshuan nga entuziazmi dhe admirimi për fytyrën e truprojës, duket se jeta e tij personale është shumë e mirë dhe nuk i interesojnë njohjet e reja.
Johnny Thompson u martua në vitin 2010 me të dashurën e tij dhe ata kanë një djalë. Përveç dashurisë për Ushtrinë Mbretërore, ai ka një dashuri të madhe për dy Labradorët e tij të zinj dhe Skocinë.
E vetmja gjë që është e sigurt megjithatë është se fansat e pallatit tashmë mezi presin paraqitjen e tij të radhës.