Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj të shumtë momente të ndryshme, ku sigurisht nuk mundojnë fotot apo videot me partnerin, Mateo Borrin.

Por së fundmi, Brikena ka publikuar një fotografi në “Instastory”, e cila ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Modelja ka pozuar me nënën e Mateos dhe krahas imazhit të postuar në rrjetet sociale, ajo shkruan:

“Me mbretëreshën”.

Komentet kanë qenë të shumta në këtë postim, por sigurisht që vëmendjen më të madhe e mori ai i ish-finalistit të BBV 5, i cili shkruan:

“Zemrat e mia”.

Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kanë vijuar lidhjen e tyre edhe jashtë, e madje duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata kanë ndarë me fansat momente të ndryshme së bashku, ku nuk kanë munguar as fotot me familjarët e njëri-tjetrit.