Në fillim të këtij muaji, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, konfirmuan për fansat e tyre se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Përmes një mesazhi publik, ish-finalisti i “Big Brother VIP 5” theksoi se zgjedh të ruaj respektin për personin dhe për kohën që kishin kaluar së bashku.

Nga ana tjetër, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruante se mes tyre ka pasur respekt të ndërsjellë.

Por mbrëmë ndodhi diçka e papritur gjatë emisionit “Top Arena”. Në një moment, Mateo hyri në studio së bashku me dy këngëtarët e njohur, Bubulina dhe Blondi Krasniqi, duke kënduar “Të Dua”.

Mateo shkon drejt Brikenës, të cilën e fton për të vallëzuar së bashku dhe ajo pranon. Fansat u bënë shumë kuriozë të dinë se si do të shkojë raporti i tyre pas këtij momenti kaq emocionues.

Borri ka publikuar pak më parë një fotografi ku shfaqet së bashku me modelen. Ata duken shumë pranë njëri-tjetrit, e duket se më këtë postim kanë konfirmuar një ribashkim.

Mateo nuk ka shkruar asgjë krahas kësaj fotoje, thjesht ka etiketuar Brikenën dhe e ka shoqëruar me një emoji zemër të kuqe. Nga ana tjetër, Selmani ende nuk e ka ripostuar imazhin në fjalë.