Pavarësisht se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund martesës së tyre prej kohësh, duket se ndarja nuk i ka larguar plotësisht nga jeta e njëri-tjetrit.

“Daily Mail” shkruan se, ish-çifti i famshëm vazhdon të kalojë shpesh kohë së bashku për shkak të fëmijëve. Këta të fundit kanë krijuar një lidhje shumë të ngushtë dhe nuk duan të ndahen.

Burime pranë tyre tregojnë se familjet vazhdojnë të takohen në dreka, festa në pishinë, koncerte, pushime dhe madje edhe për netë që fëmijët kalojnë së bashku.

“Fëmijët i mbajnë të lidhur. Ata thjesht nuk mund t’i shpëtojnë njëri-tjetrit”, tha burimi, duke shtuar se Jennifer nuk e ka të lehtë ta shohë Benin kaq shpesh.

Sipas tij, çdo takim i kujton asaj marrëdhënien që humbën, por ajo është e gatshme ta bëjë këtë për hir të fëmijëve.

Një tjetër sfidë për ish-çiftin është fakti që fëmijët duan të vazhdojnë të jenë pranë njëri-tjetrit edhe gjatë viteve të universitetit. Për këtë arsye, Jennifer dhe Ben thuhet se kanë rënë dakord të udhëtojnë vazhdimisht mes Nju Jorkut dhe Los Angeles, në mënyrë që ata të mos humbasin lidhjen e krijuar.

Burimi shton se Jennifer e mbështet plotësisht miqësinë mes fëmijëve dhe e konsideron atë prioritet, pavarësisht marrëdhënies së saj me Benin.

“Ajo është një nënë e shkëlqyer”, u shpreh ai.