Chris Anne Affleck, nëna e Ben dhe Casey Affleck, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare nga kanceri i pankreasit. Familja e së ndjerës zbuloi lajmin e trishtë të enjten pas vdekjes së saj më 2 qershor.
“Daily Mail” shkruan se mjekët i kishin thënë dhjetorin e kaluar se kishte gjashtë muaj jetë. Dëshira e saj e fundit ishte të shihte diplomimin e nipit të saj në shkollën e mesme.
Ajo mori pjesë në ceremoni më 31 maj dhe vdiq ndërsa flinte vetëm dy ditë më vonë.
Matriarkja e familjes la pas djemtë Ben, 53 vjeç, dhe Casey, 50 vjeç. Gjithashtu edhe pesë nipër e mbesa: Indiana, 22 vjeç, Violet, 20 vjeç, Atticus, 18 vjeç, Fin, 17 vjeç dhe Sam, 14 vjeç, të cilët u përshkruan si ‘forca frymëzuese e dy dekadave të saj të fundit’.
Chris Anne kishte lindur në dhjetor të vitit 1942 në Nju Jork. Ajo u diplomua nga Universiteti i Harvardit dhe ishte mësuese në një shkollë publike për 35 vjet para se të dilte në pension në vitin 2008.
Ben, duke folur me “The Hollywood Reporter” në vitin 2012 për nënën e tij, tha: “Nëna ime dha mësim në një shkollë publike, shkoi në Harvard dhe më pas mori diplomën master atje dhe dha mësim në klasën e pestë dhe të gjashtë në një shkollë publike.”











