Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka treguar hapur se çfarë e tërheq më shumë tek një mashkull, duke theksuar se luksi, makinat e shtrenjta dhe avionët privatë nuk janë aspak në krye të listës së saj.
56-vjeçarja e bëri deklaratën gjatë performancës së saj në eventin e Dolce & Gabbana në Taormina të Sicilisë, ku mes këngëve vendosi të ndante me publikun edhe disa mendime mbi marrëdhëniet.
“E dini se çfarë e bën me të vërtetë tërheqës një mashkull? Nuk është ora. Nuk është makina. Nuk është avioni privat. Në të vërtetë nuk janë këto, edhe pse janë gjëra të këndshme”, u shpreh Lopez.
Sipas saj, gjestet e thjeshta në përditshmëri janë ato që e bëjnë një partner vërtet tërheqës.
“Është ta shohësh duke rregulluar shtratin në mëngjes ose duke larë enët për ty, kur je e lodhur në mbrëmje. Kjo është seksi. Këtë quaj unë seksi”, deklaroi ajo, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në publik.
Lopez iu drejtua më pas grave të pranishme, duke shtuar se ato shpesh përballen vetë me pjesën më të madhe të përgjegjësive të përditshme.
“Sepse, zonja, ju e dini se ne i bëjmë të gjitha. Ne merremi me gjithçka”, tha artistja.
Gjatë mbrëmjes, Jennifer interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së saj, përfshirë “Love Don’t Cost a Thing”, “Waiting for Tonight”, “Let’s Get Loud” dhe “Ain’t Your Mama”. Ajo u shfaq në skenë me një kostum vezullues, ndërsa nuk munguan as batutat me kërcimtarët e saj.
Në një moment, Lopez tha me humor se njerëzit prej vitesh e konsiderojnë një grua “të shtrenjtë”, por ajo theksoi se është ekonomikisht e pavarur dhe nuk ka nevojë që një partner t’i blejë gjëra.
“Unë jam e shtrenjtë, por kam paratë e mia. Ne nuk kemi nevojë që dikush të na blejë ndonjë gjë. Sigurisht që ndonjëherë është bukur kur e bëjnë”, u shpreh ajo duke qeshur.
Deklaratat e artistes vijnë pasi ajo ka folur së fundmi edhe për divorcin nga Ben Affleck, të cilin e ka përshkruar si një nga përvojat më të vështira, por njëkohësisht më të vlefshme për zhvillimin e saj personal.
Lopez ka treguar se pas ndarjes iu drejtua terapisë dhe këshillimit profesional, duke u përpjekur të kuptonte më mirë mënyrën se si kishte përjetuar dashurinë dhe marrëdhëniet gjatë jetës së saj.



