Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka qenë e ftuar në “She’s On Air” ku ka folur për debatin që pati në rrjetet sociale me Edisa Demollarin. Kjo e fundit sqaroi para disa ditësh se babai i saj i kishte thënë që njihej me babain e Mateos dhe nuk kishte dëshirë që asnjëri prej tyre të vihej në siklete të tilla.
Kur moderatoret e pyetën nëse babai i saj i ka thënë ndonjë gjë¸Kejsi u shpreh që ‘jo’. Motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP 5” tregoi se preferon më shumë injorimin se sa të ketë bisedim me dikë që nuk i jep energji të mirë.
Pjesë nga intervista:
Edisa tha se nuk tërhiqet fare nga ato çfarë ka thënë…
Përderisa ajo e nisi këtë gjë dhe unë refuzova t’i jepja më shumë vëmendje për t’a vazhduar, thjesht dhashë përgjigje që i kisha detyrim moral që t’i jepja. Kështu që, jo nuk dua të kem asnjë lloj reagimi, asnjë lloj kundërpërgjigje. Secili ka mënyrën e vet të menduarit.
Edisa tha që baballarët e juaj njihen, të ka thënë gjë babi në lidhje me këtë?
Jo, asnjë lloj reagimi, asnjë gjë.
A do i kishe thënë ndonjë gjë nëse do e kishe përballë sot?
Shumë vështirë t’a kem përballë, jo.
Mund t’a kishim ftuar ne
Nuk do vija unë
Domethënë nuk je gati fare, as për një takim sqarues? Nëse rastisni nuk do flisnit fare?
Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për të sqaruar. Unë me njerëz që nuk më japin energji të mirë, që nuk më pëlqejnë, nuk preferoj të kem komunikim fare. Preferoj të zgjedh injorimin se sa të futem në bisedë me dikë që nuk më jep energji të mirë.



