Aktori i njohur i filmave “Fast & Furious”, Paul Walker, do të festonte 53-vjetorin e lindjes të shtunën, më 12 shtator. E në këtë ditë të veçantë, vajza e tij, Meadow Walker, e ka kujtuar babain e ndjerë me një postim prekës në rrjetet sociale.

Meadow publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet së bashku me të atin. Krahas fotos, ajo i kushtoi një mesazh emocionues, pavarësisht se aktori nuk është më në jetë.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit tim mbrojtës. Të dua”, shkroi Meadow në dedikimin e saj.

Paul Walker u nda nga jeta tragjikisht më 30 nëntor të vitit 2013, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik në Santa Clarita të Kalifornisë.

Aktori ndodhej në sediljen e pasagjerit të një “Porsche Carrera GT”, e cila drejtohej nga piloti profesionist i garave Roger Rodas. Ky i fundit humbi kontrollin e automjetit, i cili u përplas me një shtyllë dhe më pas u përfshi nga flakët.

Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e të dy burrave. Vdekja e papritur e Walker tronditi fansat në mbarë botën, si dhe industrinë e Hollywood-it