
Pas një “tour-i” të gjatë pushimesh e projektesh nëpër botë, këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ka gjetur kohë të zhytet mes kujtimeve.
Ylli i muzikës ka hapur arkivat e vjetra kur ishte ende një fëmijë 10 vjeç dhe bënte foto me miqtë apo pikturonte pasionet e saj në letër.
View this post on Instagram
Në njërën prej fotove, Dua shfaqet vogëlushe, me flokët e mbledhura, pak e ndrojtur dhe me një buzëqeshje të fshehur.
“Më në fund u ktheva në shtëpi 🇬🇧 dhe gjeta librin tim të shënimeve që kur isha 10 vjeç me disa foto, dizajne dhe udhëtime shkollore”, ka shkruar artistja e famshme, duke ndarë fragmente të kujtimeve.













