Në ditët e sotme ka disa procedura të kirurgjisë plastike, të cilat mund të lejojnë një grua që të rifitojë virgjërinë e saj.
E kështu ka bërë një modele 22-vjeçare, e cila ka treguar se i është nënshtruar një procedure për të ndjerë edhe një herë kënaqësinë.
“Daily Star” shkruan se ajo është Julia Medeiros dhe ka shpenzuar mijëra dollarë për të rikthyer himenin e saj. E meqenëse operacioni ishte një sukses, influencuesja dëshiron që të gjejë marrëdhënien perfekte.
“Jam kthyer e virgjër dhe dua të jetoj sërish dashurinë e parë”, ka thënë modelja, e cila vuan nga dismorfia e trupit.
22-vjeçarja dëshiron që të harrojë njerëzit me të cilët ka fjetur, në mënyrë që t’ia fillojë nga fillimi.
“Dikur jam mashtruar, jam penduar dhe sot po kërkoj një lidhje të vërtetë”, ka shtuar Julia, e cila dëshiron që disa momente mos t’i kujtojë kurrë dhe shpreson që të ketë një fund përrallor.
“Të gjithë meritojnë dashurinë e vërtetë. Unë jam e gatshme që të ndjej fluturat në stomak në magjinë e parë dhe me të vërtetë të dhuroj veten”, ka thënë bukuroshja.
Ndërkohë 22-vjeçarja ka bërë tashmë rreth katër operacione, duke përfshirë liposuksion dhe një lifting të fytyrës.