Modelja e famshme, Heidi Klum, ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një video ku shfaqet teksa bën dush në natyrë. E sigurisht që ka marrë menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj, të cilëve nuk u kanë shpëtuar disa detaje.

50-vjeçarja shihet duke shijuar dushin në mjedis të hapur, rrethuar na gjelbërimi. Ajo qëndron në dushin e rrethuar me bambu, ndërsa uji sikurse ajo vetë lë të kuptohet është ‘akull i ftohtë’.

Ndërkohë Klum ka zgjedhur bikini të errëta minimaliste, ndërsa diferencën e bën zinxhiri i hollë prej floriri në dekoltenë e saj. Bizhuteritë, sipas ndjekësve, kapin vlerën e 15 mijë e 500 dollarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

50-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 33-vjeçar, Tom Kaulitz, kanë bërë një arratisje romantike, teksa eksplorojnë destinacione të ndryshme piktoreske në të gjithë Evropën. Çifti është kurorëzuar në martesë në shkurt të vitit 2019.