Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen të gjithëve.

56-vjeçarja në disa nga imazhet e ndara me ndjekësit në “Instagram” shfaqet me një palë bikini të bardha, ku ka treguar fizikun e saj të tonifikuar.

Fotot janë realizuar gjë një feste në pishinë me familjen e saj në një vilë luksoze. Artistja u pa duke shijuar diellin, duke pirë koktej dhe duke pozuar pranë pishinës.

Këngëtarja shkruan se po e kalon ditën me njerëzit që do, ndërsa uroi ndjekësit për Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shkruan “DailyMail”.

Gjithashtu në disa fotografi ajo shfaqet edhe me binjakët e saj, Max dhe Emme, duke e kthyer festën në një moment familjar.

Lopez gjithashtu tërhoqi vëmendje me pamjen e saj elegante, duke kaluar nga bikini te një fustan i bardhë veror, ndërsa shijonte relaksin dhe rrezet e diellit në ambientin luksoz.

Postimi i saj u bë viral, duke rikthyer edhe diskutimet për stilin dhe format e saj që vazhdojnë të mbeten në formë edhe pas dekadash në industrinë e muzikës dhe filmit.