
Besmir Limani është një tifoz i zjarrtë i Kombëtares shqiptare, i cili ka ndjekur 39 ndeshje në stadium, përfshirë edhe atë të mbrëmjes së djeshme. Ai prej vitesh ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi në çdo ndeshje, ai pikturon në fytyrë flamurin shqiptar.
Limani ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku rrëfeu vështirësitë dhe sakrificat. Gjithashtu gjatë intervistës, tifozi zbuloi se ka bërë kërkesë të ketë pasaportë shqiptare, por nuk ia kanë dhënë.

Besmiri, i cili jeton në Zvicër, ka dy fëmijë dhe tha se ‘mundohet që t’i edukojë dhe frymëzojë që mos të harrojnë se janë shqiptarë’.
Madje duke qeshur ai shtoi se djalit të madh i ka thënë ‘se nëse bëhet futbollist dhe nuk luan për Shqipërinë, do i thyej këmbën’.
Pjesë nga intervista:
Neada Muçaj: Besmir, këta në foto janë fëmijë e tu?
Besmir Limani: Po. Mundohemi t’i edukojmë, t’i frymëzojmë që mos të harrojnë që jemi shqiptarë. Njëjtë si ajo kënga ‘mos harro se je shqiptar, e kemi traditë’.
Blendi Salaj: E vështirë do jetë me një baba si ty
Besmir Limani: Unë ju kam thënë të dyve, se ky i dyti nuk flet akoma mirë, i kam thënë të parit ‘po u bëre futbollist edhe nuk luan për Shqipërinë, t’a thyej këmbën’.









