Gjatë një interviste për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Dario dhe Kenzo nga “Inking Tattoo Studio”, kanë folur më shumë për tatuazhet që kërkohen më shumë nga klientët sot si dhe kanë treguar se çfarë tatuazhesh do i bënin personazheve të showbizit apo politikanëve…

Pjesë nga intervista:

Çfarë historish mbani mend në studion tuaj?

Kenzo: Kemi histori edhe të trishtuara, edhe funny. Jo më larg se para një jave, erdhën mamaja dhe gjyshja, që kishin humbur vajzën e tyre në një aksident. Bënë të dyja sytë e vajzës. Në Danimarkë, më kujtohet një herë që fëmija i tyre ishte me kancer dhe kishte ndërruar jetë dhe kur po bëja tatuazhin po më tregonin të gjithë historinë dhe kisha ulur kapelën dhe isha mbushur plot me lot. Ka ca histori shumë të dhimbshme. Kur ndërroi jetë xhaxhai im isha në Danimarkë, po bëja tatuazh dhe më erdhi lajmi në atë moment. Nuk kisha çfarë të bëja, as nuk shkoja dot se jetonte në Itali, nuk ndihmoja dot në atë moment. Thjesht isha duke qarë poshtë kapelës dhe po mundohesha që klienti të mos kuptojë hallin tim, se ai nuk e kishte për borxh. Nuk na del as 5 orë që t’i tregojmë. Pastaj situatë funny është që dje-pardje i ra sheqeri një klienti të Darios. Kështu është kur nuk ushqehesh mirë dhe vjen të bësh tatuazhe esëll, plus dhe dielli. Mund të kesh disa luhatje.