Aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, është duket shijuar pushimet në Saint Tropez, në shoqërinë e disa bukurosheve.
Fituesi i “Oscar” po argëtohet në Rivierën Franceze i shoqëruar edhe nga miku i tij Tobey Maguire.
Nga fotot dyshja dukeshin në humor të shkëlqyeshëm ndërsa kalonin kohë me vajzat e shumta që po i shoqërojnë. 48-vjeçari kohëve të fundit është parë në shoqëri të Maya Jama dhe Neelam Gill.
Modelet e famshme u komentuan vazhdimisht nga mediat ndërkombëtare për një lidhje me aktorin.