Modelja e famshme, Kate Moss, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo në një event të “Diet Coke”, në Londër të mërkurën.
48 vjeçarja, e cila u emërua si Drejtoreshë Kreative për markën në fillim të këtij viti, veshi një fustan të tejdukshëm me një dekolte të thellë teksa organizoi një festë të “çmendur” për miqtë e saj.
“Daily Mail” shkruan se Moss hyri në frymën e festës, duke u bashkuar me shokun e saj Fat Tony në kabinën e DJ, për të treguar lëvizjet e saj të kërcimit teksa gjithë turma e shikonte. Madje supermodelja nuk mundi të mos i lëshonte flokët e saj të gjatë.
Ikona e modës u shfaq në humor të mirë teksa mbërriti në event, e mbështjellë me një pallto të zezë. Kate e kompletoi pamjen e saj me një gamë të lehtë grimi.