Jermaine Jenas ka publikuar për herë të parë një fotografi me të dashurën e tij të re, Anne Leplaideur. Ky postim i tij në rrjetet sociale vjen pas ndarjes nga ish-bashkëshortja prej 16 vitesh.
Ish-analisti i “Match of the Day” ndau një ‘selfie’ të realizuar para një pasqyre. Në pozën në fjalë, ai kishte vendosur dorën mbi të pasmet e 31-vjeçares, teksa prisnin një udhëtim në Paris.
Ish-mesfushori i Newcastle United dhe Tottenham, u nda nga Ellie Penfold, nëna e tre prej katër fëmijëve të tij, vitin e kaluar. Ndarja e tyre erdhi pasi ish-prezantuesi i “The One Show” u pushua nga puna nga BBC. Për 43-vjeçarin kishte ankesa për sjelljen e tij pasi kishte dërguar ‘mesazhe të papërshtatshme’ te koleget.
Jermaine pranoi se kishte dërguar mesazhe seksuale dhe tha se “turpërohej” nga vetja, por theksoi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.
Por tani, ish-mesfushori i Anglisë po gëzon një fillim të ri në Paris, nga vjen 31-vjeçarja. Ata thuhet se e filluan romancën e tyre drejt fundit të vitit të kaluar, sipas “The Sun”.
Kujtojmë se ish-bashkëshortja e tij, Penfold konfirmoi ndarjen nga Jenas vitin e kaluar, duke deklaruar: “Nuk e imagjinoja kurrë se do të më duhej të ndaja diçka kaq personale me publikun, por duke pasur parasysh situatën, mendoj se është e nevojshme.
Pas 16 vitesh së bashku dhe 4 fëmijëve të mrekullueshëm, unë dhe Jermaine kemi vendosur të ndahemi. Ne do të mbetemi miq dhe do të vazhdojmë të jemi bashkëprindër. Ju lutemi të respektoni privatësinë e fëmijëve tanë gjatë kësaj kohe sfiduese. Faleminderit, Ellie”.









