E ftuar sot në “Live From Tirana”, për të folur për muzikën, showbiz-in dhe projektet e reja ishte ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Juela Nikolli.
Kur u pyet në lidhje me raportin me Greta Kazazin, këngëtarja u shpreh se nuk ka patur asnjë komunikim me të. Ajo shtoi se ‘nuk është një person me të cilin do kisha raport jashtë’.
“Jojo absolutisht, është diçka që nuk na përket. Nuk është pjesë e imja. Nuk patëm asnjë komunikim, nuk rastisi. Nuk është një person me të cilin do kisha raport jashtë”, u shpreh ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Më tej, këngëtarja tha se do të përqendrohet veçanërisht te muzika.
“Ka shumë njerëz që nuk e duan suksesin tim. Unë dua të punoj shumë dhe të shoh rezultatin e punës sime”, tha Juela Nikolli.




