Një influencuese dhe modele e “OnlyFans” ka zbuluar shumën marramendëse që ajo fiton në muaj vetëm nga gjumi.

Amouranth, emri i vërtetë i të cilës është Kaitlyn Siragusa, tani fiton afër 2 milionë dollarë në platformëm “Twitch”.

Përveç fotove e videove seksi dhe provokuese që ajo poston, burimi më i madh i të ardhurave është kur ajo bie në gjumë.

“Arsyeja se pse më shikojnë në gjumë është kryesisht ‘seksuale’. Ata mendojnë ‘po sikur ajo të fillojë të heqë rrobat dhe të harrojë se po transmeton’”, ka thënë 29-vjeçarja për podkast-in e Iced Coffee.

​Kaitlyn është shprehur se ajo ka një “talent të jashtëzakonshëm” për të fjetur kudo, pavarësisht se çfarë po ndodh.

Kur 29-vjeçarja u pyet se sa fiton ajo për transmetim, ajo u përgjigj:

“Nëse është vetëm në ‘Twitch, ndoshta 2 mijë dollarë. Por nëse jam edhe në ‘OnlyFans’ duke fjetur, atëherë ndoshta 10-15 mijë dollarë”.

Amouranth, e cila ka që në korrik të vitit 2022 që merret me postime ‘të egra’, ka fituar rreth 33 milionë dollarë.