Debati me tone të larta mes Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejllit zgjati për orë të tëra, ku pjesë e saj u bë edhe Olta Gixhari e Kiara Tito.

Moderatorja e cilësoi aktoren si hipokrite, pasi ajo po i kërkonte Armaldos t’i tregonte se për çfarë debatoi me Luizin.

Në momentin që po ndodhte kjo bisedë në dhomën e gjumit, e pranishme ishte edhe Kiara, e cila i tha Oltës se kjo që ajo po bën, është hipokrizi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kiara shtoi se ajo po mundohet t’i hedhë “benzinë zjarrit”, pasi pak më përpara e pyeti Luizin për të njëjtën gjë.

Teksa Olta po diskutonte me Kiarën, pjesë e debatit u bë edhe Dea. Sipas saj, nuk mund ta mbrosh Luizin, kur ai i ngacmon njerëzit për t’i nxjerrë nga vetja.