Luiz Ejlli ka fituar një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”. Tashmë që ai është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po shijon suksesin.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur, Noizy, të cilin e ka përmendur shumë në shtëpinë e BB VIP.

Luizi ka kënduar para qindra fansash, duke ngjitur në skenë dhe bashkëshorten e tij, Kiara Tito. Ai i ka dedikuar moderatores së njohur këngën e shkruar posaçërisht për të.

Publiku ka kënduar njëzëri me këngëtarin duke u krijuar një atmosferë shumë magjike.