Ish-banorja e “Big Brother VIP5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Mateo Borrit.
Ky i fundit e ka pyetur atë në lidhje me ndarjen nga ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keijsi Hyseni, si dhe për jetën e saj private.
Mateo e pyeti Inën se me kë ka qenë në Spanjë dhe ajo u përgjigje me ‘një mikeshë’. Borri nuk e la me kaq dhe e pyeti nëse ishte e dashuruar dhe kishte dikë në krah.
Aderi u përgjigj se ‘nuk është e dashuruar’, por është shumë e lumtur dhe sidomos pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.
Pjesë nga intervista:
Të kemi parë ditët e fundit duke shijuar pushimet në Spanjë, me kë ishe?
E kam thënë se Spanja është një ndër destinacionet e mia të preferuara për të kaluar pushimet…
Me kë zgjodhe ti kalosh pushimet?
Isha me një mikeshën time.
E sigurt?
Po, shumë e sigurt.
Publiku është kurioz…
Asgjë konkrete, unë derisa të kem një unazë në gisht nuk bëj më asnjë lidhje publike.
Publiku ka aluduar ose ka thashetheme rreth e rrotull që pas ndarjes me Keijsin ti ke gjetur një dashuri tjetër dhe je me dikë në krah. A janë të vërteta këto aludime?
Ti e di më mirë se kushdo që të dashurosh është gjëja më e bukur në botë dhe unë uroj që çdokush t’a kalojë. Jo nuk jam e dashuruar.
A je e lumtur?
Po jam shumë e lumtur, sidomos pas daljes nga “Big Brother”. Kam arritur të mbledh të gjitha energjitë e mia dhe t’i fokusoj aty ku duhet, me njerëzit e mi të dashur, ti jap shumë pushime vetes se e kisha shumë të nevojshme.




