Meghan Markle dhe Princ Harry kanë festuar 8 vjetorin e tyre të martesës. Dukesha e Sussex ka vendosur që të publikojë disa fotografi që nuk ishin publikuar kurrë më parë.

“Si sot, tetë vite më parë”, shkroi Meghan, në përshkrimin e dy postimeve në “Instagram” këtë të martë, më 19 maj. Në foton e parë, ish-aktorja e “Suits” dhe Princi Harry shfaqen vetëm në pistën e vallëzimit gjatë dasmës së tyre, në momentin e vallëzimit të parë.

Në këtë foto, krahët e Meghan janë të vendosur rreth qafës së Harry-t, ndërsa mund të “shfletohen” momente të ndryshme nga vallëzimi i tyre. Në një prej imazheve, çifti shihet duke shkëmbyer një puthje romantike.

Ndërkohë seti i dytë i fotove i publikuar nga Meghan ofron një vështrim “pas kuintave” të dasmës mbretërore. Ajo ndau imazhe nga brenda St. George’s Chapel në Kështjellën Windsor, ku çifti po përgatitej për foton zyrtare të dasmës.

Gjithashtu, në foto shfaqet Elton John duke performuar në ceremoni, si dhe momente nga fjalimi i Harry-t drejtuar familjes dhe të ftuarve.

Imazhi i fundit i postuar nga Meghan tregon atë dhe Harry-n duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

Harry dhe Meghan u njohën në vitin 2016 dhe pas dy vitesh lidhje u martuan në maj 2018, në një ceremoni të shumëpërfolur. Dasma shënoi fillimin e një kapitulli të ri për çiftin.

Megjithatë, rreth dy vite pas martesës, ata u tërhoqën nga familja mbretërore dhe u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë prej atëherë me fëmijët e tyre, Princ Archie, 7 vjeç, dhe Princeshë Lilibet, 4 vjeçe.

“Harry është dikush që ka ndjenjë fëminore të mrekullueshme. Unë u tërhoqa shumë nga kjo dhe ai e nxori këtë edhe nga unë. Kjo është reflektuar në çdo pjesë të jetës sonë. Edhe në biznes, unë dua që të luajmë, të argëtohemi dhe të jemi krijues”, tha Meghan për bashkëshortin e saj në një intervistë për “Harper’s Bazaar” në nëntor 2025.

Meg0han pohoi gjithashtu se Harry ende e do atë shumë hapur dhe plotësisht.

“Askush në botë nuk më do më shumë se ai, kështu që e di që ai gjithmonë do të sigurohet të më mbulojë shpinën”, shtoi ajo.

Meghan ashtu edhe Harry kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre që pas vendimit për të jetuar një jetë më private në Montecito, në Kaliforni të SHBA-ve.

“Më pëlqen të jetoj dhe të rris fëmijët këtu, është një pjesë e jetës sime që nuk mendoja se do ta jetoja kurrë dhe më duket sikur është jeta që nëna ime do të kishte dashur për mua”, pohoi Princi Harry në për “New York Time”s në dhjetor 2024.

Ai gjithashtu pohoi se fokusi i tij kryesor që prej zhvendosjes në Amerikë është të jetë babai dhe bashkëshorti më i mirë.