Krist Aliaj ka komentuar sot gjatë një interviste tek “Wake Up” në Top Channel, veshjet e vajzave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Sipas tij, në këtë edicion ka pasur shumë luks dhe elegancë. Ai u shpreh se do dëshironte që të kishe më shumë situata që t’i vinin në sprova.
Ajo që nuk i ka pëlqyer më shumë ka qenë veshja e vajzave sepse ishte një ndryshim ekstrem mes veshjeve të përditshme dhe veshjeve luksoze dhe ekstravagante nëpër prime.
Pjesë nga intervista:
Kristi: Ishim ‘glamur’ këtë vit. Këtë vit ishte me xixa, me pupla, prime të mbushura me ‘glamur’. Glam kudo majtas, djathtas.
Blendi Salaj: Kush ishte më shumë ‘glam’ nga njerëzit aty brenda.
Kristi: Në fakt ‘glam’ të vërtetë nuk kishte, të gjithë ‘pseudo-glam’. Më shumë ‘glam’ ishin femrat, gocat donin të vishnin bukur, të tregoheshin domethënë. Po ky ekstremi nuk më pëlqeu, domethënë nga veshja e përditshme, tek një ‘glam’ shumë i shëmtuar. Më dukej pak pa vend.
Përsa i përket vërtetësisë së banorëve, Kristi shprehet se shumë prej tyre shisnin moral para kamerave dhe kjo i bëri të fitonte shumë pikë. Ndërsa ai vetë ka patur shumë pak komunikim me publikun. Sipas tij, të tjerët ishin shumë aktivë tek kamerat për të përcjellë një mesazh dhe kanë qenë shumë të fokusuar tek publiku dhe jo vetvetja.