Prej disa kohësh reperi i njohur, Mozzik, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Shkak janë bërë reagimet e tij në rrjetet sociale në lidhje me historinë e dashurisë së Loredanës me një futbollist të huaj.

Gjithashtu në rrjet është komentuar shumë edhe ndarja e Afrona Dikës me Blero Muharremin, si dhe lidhjet e tyre të reja.

Së fundmi, Mozzik dhe Afrona janë bërë së bashku. Kjo pasi reperi kaloi ditën në qendrën e estetikës së Afronës, duke u kujdesur për vete, e sigurisht nuk mungoi edhe një foto e tyre.

Pas takimit të tyre, Afrona ka treguar se Mozzik i la përshtypjet më të mira.

‘Moti se kam takuar një person kaq modest dhe përtokë. Na vjen mirë që ta patëm në Grace’, është shprehur Dika.