Serena Sula ishte dje e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku ka zbuluar se ka një profil në “OnlyFans”.
E pyetur se sa i shkojnë të ardhurat mujore nga kjo faqe për të rritur, Serena u shpreh se “varet nga sa video shet”. Sipas saj, një video shkon 200 euro.
Pjesë nga intervista:
Manushi: Si e ke biznes ti, se ti bën biznes me “TikTok”, “Instagram” e këto, sa fiton pak a shumë në muaj?
Serena: Unë kam edhe një platformë, unë më shumë fokusohem aty që punoj.
Manushi: Cila është?
Serena: “OnlyFans”
Manushi: Ça është kjo?
Serena: Është platformë amerikane. Dikush që ka lek, fut kartën dhe nëse ka fiksim Serenën për t’a parë nudo, e shikon. Çmimin e vendos unë
Manushi: Sa të shkojnë të ardhurat mujore?
Serena: Shkojnë. Varet, një video që mund të shesësh ti është 200 euro dhe në muaj mund të shkojë 10-20 mijë euro.