I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë së fundmi Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…

Pjesë nga intervita:

A është ndonjëherë palestra një vend i seksualizuar?

Shumë. Fatkeqësisht, shumë. Se ne dhe duke u stërvitur dhe hormonet janë shumë lart.

Nëse do të kishte gojë palestra, çfarë do të thoshte?

Pupupu… Shihe ky me këtë… Po ky është i martuar, çfarë bën ky…

Është një e vërtetë e hidhur. Por nuk ndodh tek të gjithë. Palestrën e seksualizojnë, në disa vende, jo gjithmonë. Ka njerëz që vijnë aty dhe nuk duan t’ia dijnë, kufjet tek veshi dhe maksimumi mund të bëjnë muhabete shoqërore qytetare. Ka të tjerë pastaj që i kapin me radhë vajzat duke i kërkuar numrin, nëse nuk funksionon tek njëra shkojnë tek tjetra. /TAR/