Konkurrentja e “Për’puthen”, Marsiela, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj personale duke ndarë edhe disa opinione të pathënë më parë…

Pjesë nga intervista:

A do të bëhesh nënë? Të pëlqen ndjesia e mëmësisë?

Është një ndjesi e panjohur për mua, nuk e kam pasur ndonjëherë, përveç se për qenin tim ose për kafshët. Ndoshta nëse dashurohem në një të ardhme mund të bëhem nënë.

Pse thua ‘mund’?

Unë jam nga ata persona që e ka imagjinuar jetën vetëm, në sensin e mirë të fjalës. Nuk e kam imagjinuar veten të martuar apo me fëmijë. Rruga standarde që unë kam me veten time është kjo, që unë do realizoj ëndrrat e mia, do jetoj jetën në maksimum, do udhëtoj, etj. Pastaj nëse njoh dikë aq të vlefshëm që mua më zbut dhe më bën të dashurohem dhe të kem dëshirë të kem një fëmijë, jam e hapur ndaj kësaj gjëje. Por për mua kjo gjë është anësore.