Këngëtarja shqiptare e famshme, Ava Max, është një ndër artistet më të suksesshme në estradën muzikore.
Edhe pse është shumë e angazhuar me projektet e saj muzikore, artistja gjen kohë edhe për ndjekësit në rrjetet sociale, me të cilët shpeshherë ndan dëshirat dhe mendimet e saj në lidhje me çështje të ndryshme.
Së fundmi, teksa ka postuar një foto në “Instastory” nga plazhet më të bukura shqiptare, Max ka shprehur dëshirën e madhe që ka për të shijuar pushimet në vendin e origjinës.
“Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”– ka shkruar këngëtarja e famshme.
Ndërkohë kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ava ka shprehur këtë dëshirë, pasi disa vite më parë gjatë një interviste për mediat e huaja ajo ka folur për dëshirën e madhe që ka për të vizituar atdheun e saj pasi ndonëse ka origjinë shqiptare artistja nuk ka qenë ndonjë herë në Shqipëri.