
Kanye West dhe Bianca Censori kanë disa ditë që ndodhen në Itali dhe herë pas here kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me daljet e tyre në publik.
Së fundmi, bashkëshortja e reperit të njohur është fotografuar duke shëtitur nëpër Itali “topless”. Ajo mban në duar një jastëk, me të cilin mbulon gjoksin. Gjithashtu mban veshur edhe një palë geta ngjyrë nude.

Kjo paraqitje mjaft e çuditshme dhe shqetësuese vjen në mes të një hetimi që policia italiane ka nisur për sjelljen e “shthurur” të çiftit të famshëm.
Nga ana tjetër, 46-vjeçari u shfaq i veshur i gjithi me të zeza. Në kokë mbante një kapuç, ndërkohë nuk kishte veshur këpucë por vetëm çorape.

Fotot janë realizuar nga “Daily Mail” që shkruan se kjo dalje e tyre publike është bërë të mërkurën. Ata janë fotografuar teksa dilnin nga hoteli ku qëndrojnë në Firence dhe po shkonin për të bërë shopping.
“Daily Mail” shkruan gjithashtu se miqtë e 28-vjeçares australiane janë ‘jashtëzakonisht të shqetësuar’ për sjelljen e saj gjithnjë e më të çuditshme.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë këtij udhëtimi në Itali, Kanye dhe Bianca janë përfshirë në një sërë incidentesh të diskutueshme, me një nga më të dukshmet sjelljen e tyre të rrezikshme gjatë një xhiro me varkë në Venecia, ku reperi ekspozoi të pasmet e tij në publik.















